.

Moti për nesër : Prisni reshje intensive shiu

 

Sipas “Meteoalb”, dita e nesërme pritet të vazhdojë reshjet e shiut në vendin tonë.

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime e vranësira të lehta, ndërsa pasditja do të ketë reshje shiu.

Reshjet do të jenë kryesisht në jug dhe në veriperëndim të vendit.

Temperaturat do të luhaten nga 2 gradë në orët e para të mëngjesit, në 19 gradë në darkë.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në bregdet, me shpejtësi 30 km/h.