.

Video/ Kurti në Open: Oligarkët do t’i çojmë para drejtësisë

 

I ftuar në Open nëTop Channel Albin Kurti foli edhe për çështjen e oligarkëve në Kosovë.

Çfarë do të bëni me oligarkët?- e pyeti Eni Vasili.

Unë personalisht nuk do të bëj asgjë me ta, por do të liroj prokurorinë dhe gjykatën që të veprojë mbi ta. Ata, oligarkët e kanë rrënuar ekonominë e Kosovës- tha Albin Kurti.

Ka një debat të madh për oligarkët në Shqipëri, keni një koment për këtë çështje?- e pyeti Eni Vasili.

Unë kur erdha në Shqipëri paguva 5 euro. Kur shkoj në Shkup paguaj 1 euro. Për të ardh në Tiranë paguajta 5. Jo 5 por edhe 50 euro i jap shtetit shqiptar, por jo Kastratit. Unë jam shtresë e mesme, ai është multimilardier. Pse unë si shtresë e meste ti jap 5 euro multimilardierit- tha Albin Kurti.

Unë dua të vij në Shqipërinë e Kastriotit dhe jo Kastratit.