.

FOTO/ Të papunë, por shtëpitë i kishin mbushur me florinj! Goditet banda shqiptare e “Audit”, katër në pranga, dy u arratisën nga “duart” e policisë

 

Një bandë grabitësish e përbërë nga shqiptarë ka përfunduar në prangat e karabinierëve italianë.

Katër shqiptarë të moshave midis 27 dhe 35 vjeç, të papunë, të gjithë të parregullt në territorin e vendit fqinj, u arrestuan në Umbria.

Ata akuzohen për disa vepra penale në fushën e vjedhjes së banesave, posedimit të armëve, dokumenteve të falsifikuara dhe posedimit të drogës.

Gjithçka filloi pasditen e së mërkurës në Fabriano. Karabinierët ndoqën një “Alfa Giulietta” me targa të vjedhura, e cila qarkullonte në mënyrë të dyshimtë në qytet. Ishin banorët ata që sinjalizuan policinë.

Makina u ndal në Assisi dhe pesë persona dolën jashtë. Tre u bllokuan nga karabinierët pas një përleshje të ashpër midis tyre, ndërsa dy të tjerët arritën të shpëtojnë. Një person i katërt u identifikua dhe u kap në një Trevi b & b. Ishte grabitja e pestë e burrit.

Në bordin e veturës karabinierët gjetën materiale të ndryshme të përdoruara për të kryer vjedhje. Njëri prej tyre një 27 vjeçar kishte një pistoletë Beretta, e vjedhur më 6 korrik në një shtëpi në Ancona.

Në shtëpi, nga ana tjetër, kishte shumë bizhuteri me ar dhe pajisje të tjera me vlerë si dhe karta identiteti dhe leje shqiptare drejtimi të falsifikuara.

Në dhomën e burrit të katërt në Trevi, karabinierët gjetën 165 gram marijuanë, dy peshore dhe materiale paketimit, 4780 euro para të gatshme, një bllokues për të përgjuar komunikimet, një kilogram bizhuteri ari, etj.

Por, nuk përfundojnë këtu sekuestrimet. Në një ndërtesë në Spoleto, karabinierët kapën një Audi A4 model S4, e përdorur nga një figurë e njohur në Romë, e cila ishte përdorur për të kryer disa vjedhje në provincën e Ancona dhe Macerata.

Ndaj 39 vjeçarit, doli se kundër tij kishte një urdhër paraburgimi i lëshuar në burg, më 23 mars 2018 në Rieti. Tre të parët e arrestuar u burgosën në burgun e Capanne, i katërti në Spoleto.