.

Albin Kurti sot në “Open”, intervista me kandidatin për kryeministër të Kosovës

 

Sonte në mbrëmje në orën 21:00 në emisionin “Open” është i ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti.

Ai do të flasë për qeverinë e re, taksën me Serbinë, dialogun por edhe marrdhëniet me Shqipërinë dhe kryeministrin Rama. Vetëvendosja, dega e Tiranës, ka planifikuar edhe një marshim në Tiranë dhe marrëdhëniet mes kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrit në pritje të Kosovës kanë patur shkëndijat e para.

Për këto dhe tema të tjera, ndiqni sot në orën 21:00, në Top Channel, intervistën e Albin Kurtit me gazetaren Eni Vasili.

Albin Kurti do të jetë përballë një paneli me Henri Çili, Andi Bushati dhe Alban Dudushi.