.

Ndarja e tij me Angelina Jolie ‘tronditi’ botën, ja me kë e zëvendësoi Brad Pitt

Që kur ndarja e tij me Angelina Jolie tronditi botën, njerëzit duan të dinë çdo gjë persa i perket jetës se aktorëve.

Ka pasur mjaft thashetheme dhe janë përfolur mjaft emra nga Kate Hudson, Sienna Miller, Charlize Theron, dhe deri te Neri Oxman apo Sat Hari Khalsa, por asgjë konkrete nuk është zbuluar.

Dhe tani listës po i shtohet një tjetër emër. Thashethemet e fundit rreth jetës private të Pitt flasin për një lidhje të aktorit me yllin e “Arrested Development”, Alia Shawkat. Të dy janë parë së bashku shumë herë së fundmi, kështu që sigurisht thashethemet sa vinë edhe shtohen.

Shawkat dhe Pitt u panë duke marrë pjesë në Galerinë Wilding Cran gjatë fundjavës, dhe gjithashtu në shfaqjen e komedianit Mike Birbiglia në Los Angeles, në tetor.

Jo vetëm kaq, por Pitt dhe Shawkat gjithashtu morën pjesë në një shfaqje të Ethan Cohen në Los Angelos në shtator dhe u panë duke u larguar të dy me të njëjtën makinë.

Edhe pse Pitt është 55 vjeç dhe Shawkat vetëm 30 vjeç, nuk është konfirmuar ende asgjë, por duket se aktorët kanë shije të ngjashme në art dhe kulturë, dhe kjo mjafton për t’i bërë dy njerëz për vete./abcnews.al