.

“Të thyej dhëmbët!” Rumunja rrëfen tmerrin e përjetuar nga burri shqiptar, që e përdhunonte dhe rrihte

 

E përdhunonte, e kërcënonte dhe e dhunonte vazhdimisht, gruaja rumune tregon tmerrin e përjetuar nga bashkëshorti shqiptar.

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia e qytetit të Anconas, në Itali pasi akuzohet për dhunë dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij rumune. 40 vjeçrja e ka denoncuar në polici partnerin e saj pasi ka rrëfyer pranë organeve policore se është dhunuar dhe përdhunuar për vite të tëra. Mediat italiane shkruajnë se gruaja rumune ka treguar se shqiptari e përndiqte vazhdimisht dhe vuante nga një xhelozi e sëmurë. Ndër të tjera ajo ka deklaruar se ai i ka thënë se nëse e shikonte me një mashkull tjetër do ta vriste dhe do t’i priste fytin.

Më të rëndë këtë ngjarje e bën fakti që 43-vjeçari ka ushtruar dhunë vazhdimisht për pesë vite ndaj bashkëshortes së tij në sy të djalit të tyre të mitur. Madje ai e ka kërcënuar atë të mos lajmërojë policinë.

“Të thyej dhëmbët dhe më pas të hedh nga dritarja. Nëse guxon të thërrasësh policinë të vras ty, gjykatësit dhe policët”.
Gruaja nuk ka lënë pa përmendur në polici edhe faktin që partneri i saj e ka përdhunuar ndërkohë që djali i tyre ende foshnjë, flinte në dhomën ngjitur.

“Më detyroi të kryenim marrëdhënie seksuale, ndërsa djali ynë, i cili ishte ende një foshnjë flinte në dhomën ngjitur. U binda që të mos zgjoja djalin”.
40 vjeçarja pas ngjarjes është vënë në mbrojtje nga shoqata “Donne Giustizia”./tch