.

“Sekuestrojini menjëherë, mund të manipulohen”, Presidenti Meta thirrje prokurorisë


Presidenti Ilir Meta në kallëzimin penal ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani kërkon nga organi i akuzës që të sekuestrojë pa humbur kohë, pasi thotë se mund të dëmtohen apo manipulohen, kopje të regjistrimeve nga sistemi i regjistrimit audio për të gjitha mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nga këto regjistrime audio, kreu i shtetit paralajmëron se “do të zbulohen edhe fakte e të dhëna shtesë përtej atyre të parashtruara në këtë kallzim’.

“Presidenti i Republikës, i rekomandon organit të akuzës, të sekuestrojë mënjëherë kopje të regjistrimeve nga sistemi i regjistrimit audio për të gjitha mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, prej të cilave do të zbulohen edhe fakte e të dhëna shtesë përtej atyre të parashtruara në këtë kallzim. Me prioritet në punën tuaj është sekuestrimi i procesverbaleve audio të datave 21 shtator 2019 dhe 9 nëntor 2018 për të evituar dëmtimin apo manipulimin e tyre të qëllimshëm”, thuhet në kallëzimin e Metës.

Kallezimi penal i Presidentit te Republikes per Kryetarin e KED, Ardian Dvorani u depozitua sot ne Prokurorine e Pergjithshme, Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda dhe Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane