.

Presidenti Meta “shpërthen” në Open ndaj disa diplomatëve që i quajti vagabondë dhe lecka të kryeministrit Rama.

Të hënën në mbrëmje Presidenti Meta ishte i ftuar në Open ku u përballë me analistët Andi Bushati, Robert Rakipllari dhe Alban Dudushi për disa nga çështjet më të nxehta të debatit politik përfshirë edhe përplasjen institucionale për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Meta u pyet fillimisht për shpalljen “non grata” në Presidencë të Ambasadorit Borchardt. Kreu i Shtetit bëri akuza të forta ndaj disa diplomatëve të cilët i konsideroi si “lecka” të kryeministrit Rama.

Presidenti Meta e ashpërsoi edhe me shumë gjuhën me diplomatët e akredituar në Tiranë. Në Open, Kreu i Shtetit tha se i ka përkëdhelur më shumë seç duhet dhe i quajti vagabondë ndërkombëtarë.

Gjykata e re Kushtetuese pritet të gjykojë vendimin e Parlamentit për të shkarkuar Presdidentin, në këtë kontekst Rakipllari e pyeti Mëtën se përse duhet ta besojne Shqiptaret që Kreu i Shtetit do një Gjykatë Kushtetuese të pakapur.

Presidenti Meta foli  edhe për debatin që ka lindur për Gjykatën Kushtetuese. Kreu i Shtetit shpjegoi përplasjen institucionale për vakancat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe lëshoi akuza të forta ndaj kreut e të KED Ardian Dvorani.

Bushati deklaroi në Open se Kryeministrit Rama i intereson që Meta të jetë në Presidencë, për tja “shitur” botës se është një Kryeministër që e ka Presidentin kundër. Sipas analistit, Meta do ti bënte nder me dorëheqje betejës që ka nisur ndaj Ramës por Kreu i Shtetit deklaroi se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit.

Presidenti i Republikës Ilir Meta u pyet  nëse lëvizjet e tij po shkojnë në drejtim të shpërndarjes së Parlamentit. Meta tha se deputetët e Kuvendit po rrinë kot, megjithatë, kreu i shtetit shtoi se për momentin ka punë më të rëndësishme se shpërndarja e parlamentit.

Meta foli në Open edhe për marrëniet me Opozitën dhe ne veçanti me Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. I ngacmuar nga Dudushi se një pjesë të Opozitës e ka në shtëpi, Meta u përgjigj se fatkeqësisht ka pjesën më destruktive.

Eminsionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.