.

Plot 162! 8-vjeçarja me koeficient inteligjence më të lartë se Ajnshtajni!


Një 8-vjeçare nga Meksika ka një koeficient inteligjence (IQ) më të lartë se Albert Einstein dhe Stephen Hawking. Inteligjenca e dy gjenive kap shifrën 160, e ndërsa ajo e Adhara-s 162.

Mësohet se vogëlushja është diagnostikuar me Sindromën Asperger, një simptomë që sjell vështirësi në shoqërizimin e individit. Në moshën 5-vjeçare Adhara përfundoi shkollën fillore, për një vit 9-vjeçaren dhe pas 2 vitesh u diplomua në shkollë të mesme,

Aktualisht, Adhara po ndjek dy programe online për Inxhinieri Industriale në matematikë dhe Sisteme të Inxhinierisë.