.

“Jam Gay”/Nga Elton Ilirjani deri tek Mario, kush ishin shqiptarët që pranuan homoseksualitetin!

Homoseksualiteti, tërheqja seksuale ndaj gjinisë së njejtë duket se dita ditës nuk është më tabu në vend pasi nuk kanë qenë të paktë ata që pranuan hapur në media që janë homoseksual.
Tani le të rikthehemi pak vite më parë, në edicionin e 3-të të “Big Brother Albania”, teksa një djalë nga Lezha, Klodi u rrëfye tek dhoma e rrëfimit të vëllait të madh se është homoseksual, mashkulli i parë në vend që pranoi një gjë të tillë.

Deklarata e Klodit tronditi vendin pasi një gjë e tillë nuk ishte parë të ndodhte në media, shumica prej shikuesve të këtij formati ende nuk ishin të qartë se çfarë ishte homoseksualiteti.
Zona e lirë e Çanit ka qenë si një tjetër vend ku është folur për tabu, sidomos transgjinorë. Në janar të vitit 2017, Linda Rei, transgjinorja më e famshme në vend u shfaq për herë të parë tek Çani duke shkaktuar sërish turbullira në opinionin publik.

Lindën më pas e pamë në shumë emisone televizive, në “Dance ëith me” mes VIP-ave, në debate televizive e sherre pafund me personazhe të njohur. Tani le t’i lëmë pas trasngjinorët që nuk kanë qenë të pakët që janë ekspozuar tek emisioni i Çanit dhe jo vetëm por të rikthehemi sërish tek meshkujt shqiptar që pranuan hapur homoseksualitetin.

2 vite më parë, Elton Ilirjani nuk ishte aq i njohur sa është sot. Pikërisht 2 vite më parë Ilirjani do të pranonte publikisht homoseksualitetin e tij. Në studion e Fevziut, me qetësinë e plotë Ilirjani e tha para të gjithëve.
Eltoni së fundmi është komentuar për puthjen në buzë me një mashkull, për lyerjen e buzëve dhe për fotot nudo në Instagramin e tij.

Dario Doka është një tjetër mashkull i kryeqytetit që ka pranuar shijet e tij homoseksuale.

Pak ditë më parë Dario Doka, grimier, publikoi fillimisht një video në kanalin e tij në “YouTube” se është gay e më pas u rrëfye në një studio televizive, “Pop Culture” ku shtoi se ka dëshirë të bëhet baba dhe ka fiksim Capital T, reperin e njohur.

Së fundmi, grimieri me famë ndërkombëtare i Kim Kardashian, shqiptari Mario Dedivanovic fitoi çmimin “Artistic Achievement” në “American Influencer Aëards 2019”, Los Angelos, ku teksa po mbante një fjalim të gjatë, para qindra vetave pranoi hapur homoseksualitetin./Blitz.al