.

FOTOT/ Rama publikoi hartën “ku Kosova është pjesë e Serbisë”, shpërthejnë reagimet. “Zhduket” video dhe zëvendësohet me…

Kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm në një postim në Facebook hartën e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug.

Por ajo që ra në sy është se në hartën e publikuar fillimisht, Republika e Kosovës figuronte brenda territorit të Serbisë.

Per kete, ne komentet poshte videos pati shume reagime nga qytetarët të cilët e kanë quajtur Ramën si “mikun e Vuçiçit”.
Por, disa ore me vone kryeministri Rama e “zhduku” videon e pare dhe publikoi nje tjeter material filmik, ku duket vetem kufiri i Shqiperise dhe jo kufijte e vendeve te tjera te Ballkanit.