.

E BUJSHME/ Edi Reja nuk bindet, largohet nga kombëtarja

 

E ardhmja e Edi Rejës në krye të kombëtares shqiptare është vënë në pikëpyetje të madhe.

Rezultatet e fundit në kualifikueset e Euro 2020, barazimi 2-2 ndaj Andorrës dhe humbja 2-0 kundër Francës ka lëkundur pozitat e italianit në krye të kuqezinjve.

Menjëherë pas ndeshjes me “gjelat”, Rejës i skadoi kontrata, diçka e cila vendosi në lëvizje FSHF. Institucioni më i lartë i futbollit në vend duket se është bindur nga puna e 74-vjeçarit.

Por gjithçka e tillë nuk mund të thuhet për Rejën. Sipas “Top Channel”, italiani ka refuzuar një ofertë 4-vjeçare të ofruar nga FSHF, pasi ky i fundit kërkon të qëndrojë vetëm 2 vite.

Një ngërç që mund të sjellë “divorcin” e Rejës me FSHF, pavarësisht se kreu i futbollit në vend, Armand Duka ka konfirmuar shpesh se Edi Reja do të konfirmohet në krye të kombëtares sonë./Burimi Mapo