.

Braktisi mbledhjen para se të përfundonte, Borchardt lë Shqipërinë

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt duket se ka vendosur të largohet nga Shqipëria. Në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku Borchardt është kapur në aeroportin “Nënë Tereza”, teksa kryen kontrollin e pasaportës për t’u larguar.

Burime bëjnë me dije se ai është duke udhëtuar drejt Vjenës. Edhe në takimin që ishte organizuar me përfaqësues të OSBE, Borchardt është larguar para kohe.

Nuk dihet se për sa ditë do të qëndrojë jashtë vendit përfaqësuesi i OSBE, por duhet theksuar fakti se një lëvizje e tillë vjen vetëm një ditë pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta e shpalli atë “non grata” në Presidencë.

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta shpalli ‘Non grata’ në presidencë ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, pasi sipas tij, ka vënë në disktutim dekretin e 5 muajve më parë të presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore, dhe nga incidenti i ndodhur në kryeqytet ku ambasadori i tregoi gishtin e mesit disa protestuesve./Faxweb.al