.

“Të mos lejojmë dimrin demografik të Evropës”, Presidenti Meta mesazhe të forta: Terrorizmi lind, kur shuhet shpresa nga…

“Të mos lejojmë dimrin demografik të Evropës”. Me kete porosi te Papa Franceskut, kreu i shtetit Ilir Meta dha nje mesazh te forte ne konferencen ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen” të organizuar në bashkërendim me Departamentin e Shtetit të SHBA, ku preku nje ceshtje qe ka prekur Shqiperine prej kohesh, “eksodi i rinise shqiptare”.

Presidenti Ilir Meta nënvizoi gjithashtu se keqqeverisja kur shuan shpresën e qytetarëve bën të shfaqet edhe terrorizmi dhe ekstremizmi fetar.

“Të gjithë kemi detyrime kombëtare rajonale e ndërkombëtare e duhet angazhohemi më shumë për të luftuar varfërine, përmirësuar standartet e jetesës.

Terrorizmi e ekstremizmi fetar lindin nga varfëria dhe kur shpresa për të ardhmen shuhet nga keqqeverisja. Qeveria duhet të hartojë ligje për mbrojtjen e interesave te qytetareve.

Ne po hasemi me një nivel te larte ikjesh, eksiodi i rinisë sonë duke bërë vunerabël shtresa te dobeta te shoqerise.

Te mos lejojme dimrin demografik të Evropës na ka porositur Papa Francesku në takimet me të.

Ky fenonen s’na ka prekur vetëm ne, por gjithë rajonin tonë ndaj duhet ta përballojmë së bashku.

Bijtë e shqipes të kthehen në atdheun e tyre për jetë më të mirë dhe më të sigurt.

Në vendin tonë ligjet per mbrojtjen e te drejtave te njeriut janë cimentuar në dy nene të posacme të Kushtetutës që në vitin 1998, kuadri ligjor është i kompletuar. Por sic vërehet edhe në raportet e DASH komunitetet fetare po përballen me vështirësi për blerjen e tokës, vështirësi që lidhen me problemet nga pushteti vendor.
Jane ankuar për ndikimin e huaj dhe ndikimin ne organizatet fetare shqiptare, kjo ngjall shqetesime dhe kërkon përgjegjshmëri dhe vëmendje të vazhdueshme. Duhet stabilitet politik”.