.

Pse nuk dekretuat Arta Vorpsin? Meta me ironi: Ajo është e para në botë

 

Teksa po flitet për anetarët e Gjykatës Kushtetuese, Ilir Meta foli me ironi për kandidaturën e parë, Arta Vorpsin.

Arta Vorpsi është e para e nxjerrë nga KED. Pse nuk e dekretuat?- e pyeti gazetari Robert Rakipllari.

Ajo është e para në botë. Bëri betimin tek noterja, ajo është e para në botë. Kjo është fytyra e reformës, bashkë me Dvoranin- tha me ironi Meta.

Ilir Meta është në mbrojtje të Kushtetutës. Ata u kapën në flagrancë dhe çdo ndërkombëtar që del në mbrojtje të Dvoranit të dalë hapur dhe do të hetohet. Duke kapur Gjykatën Kushtetuese vdes shpresa për shtet të së drejtës në Shqipëri. Edi Rama i ka kapur të gjitha institucionet e vendit, prokurorinë, kuvendin- tha Meta.