.

Një vit pas ndarjes, a është dikush në jetën e saj? Flet Eneda Tarifa

 

Ajo çka bëri më shumë bujë në jetën e këngëtares së njohur Eneda Tarifa, ka qenë ndarja nga bashkëshorti.

E ftuar në ‘Thumb on’, Eneda u shpreh se me ish-bashkëshortin ruajnë marrëdhënie të mira shoqërore dhe të dy kujdesen në mënyrë të barabartë për vajzën e tyre.

“Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy”, u shpreh ajo.


Këngëtarja u pyet gjithashtu nëse ka dikë tjetër në jetën e saj, një vit pas ndarjes.

“Jo. Nuk dua njeri për momentin në jetën time”, tha Eneda.