.

FOTOT/Në mbështetje të Shqipërisë, ja VIP-at që ishin të pranishëm në ndeshjen Shqipëri-Francë

 

Mbrem u mbajt ndeshja e parë në stadiumin e ri “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Francës.

Megjithëse ndeshja përfundoi në favor të skuadrës së huaj, mbështetja e tifozëve për skuadrën tonë u ndje në çdo moment.

Sigurisht, në radhët e tifozëve s’mund të mungonin personazhe të njohur të showbiz-it, të cilët kishin shkuar për të parë jo vetëm ndeshjen, por edhe super spektaklin e përurimit të stadiumit.

E para që hapi mbrëmjen ishte Era Istrefi, e cila i elektrizoi të gjithë me këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Pas saj, Flori Mumajesi erdhi me këngën “Kuq e Zi”, për t’u pasuar nga “Xhamadani vija vija”, kënduar nga Aurela Gaçe.

Më tej, Juliana Pasha performoi “Himnin e flamurit”, ndërsa pas saj e mbylli Besa Kokëdhima me himnin e Francës, “La Marseillaise”.

Gjithashtu, në stadium ndodhej kryeministri Rama dhe të tjerë personazhe VIP, që nëpërmjet postimeve na treguan se sonte ishin të pranishëm në stadium.

Më poshtë po ju tregojmë disa prej tyre.