.

5 vite pas humbjes së tij, Julian Deda tregon pengun e madh që i mbeti nga Dr.Flori


Pesë vite më parë, këngëtari shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Dr.Flori, u nda nga jeta.

Mungesën e tij e kanë ndjerë jo vetëm familjarët, por edhe miqtë e ngushtë e kolegët e Florit, të cilët e kujtojnë gjithmonë me dedikime prekëse.

Sot, aktori i humorit Julian Deda i ka kushtuar një shkrim prekës mikut të tij, duke treguar edhe pishmanin e madh që i kishte mbetur nga Dr.Flori.

Juli ishte penduar që e kishte refuzuar ofertën e këngëtarit për të realizuar një video për videoklipin e tij.

View this post on Instagram

Na ka marrë malli për pak Dr. Flor…! Po, vërtetë kam shumë mall për pak Dr. Flor. Mungon shumë Flor, mungon se s'kishte të dytë si ti. Repistë ka boll, muzikantë ka sa te duash por shpirtra të lirë ka aq pak në këtë vend sa do të mjaftonin gishtat e njërës dorë për t'i numëruar. Ti ishe i tillë. I bëje keq vetes por në fund të fundit ishe artist me botë të madhe dhe një nga njerëzit më të lirë që kam njohur. Në këtë 5 vjetor të ikjes tënde fizike, mungon plako, mungon shumë, i mungon familjes, i mungon shoqërise dhe sidomos muzikës. Nuk e kam thënë ndonjëherë, por me vjen inat me veten, që kur me the "Julo, a do vish të bësh nje rol te klipi im i ri?", për këngën "Ça na ke", të thashë "aman o Flor mos na ngatërro me këto punë" dhe ti ma ktheve direkt "e di që e ke mirë ti, as po bej fare. Po i fus një video të thjesht dhe po e mbyll". Pishman e kam. Mbase do kishim bërë një super videoklip. Por ti Flor nuk kishe nevojë për klipe apo për garnitura, sepse ishe i thellë në thelb dhe plot në përmbajtje. Kjo mungon sot më së shumti. Prandaj na ka marre malli për pak si ti. I perjetshëm është kujtimi yt. Të përshëndes nga këtu poshtë Flor. ?

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on

“Na ka marrë malli për pak Dr. Flor…! Po, vërtetë kam shumë mall për pak Dr. Flor. Mungon shumë Flor, mungon se s’kishte të dytë si ti. Repistë ka boll, muzikantë ka sa te duash por shpirtra të lirë ka aq pak në këtë vend sa do të mjaftonin gishtat e njërës dorë për t’i numëruar. Ti ishe i tillë. I bëje keq vetes por në fund të fundit ishe artist me botë të madhe dhe një nga njerëzit më të lirë që kam njohur. Në këtë 5 vjetor të ikjes tënde fizike, mungon plako, mungon shumë, i mungon familjes, i mungon shoqërise dhe sidomos muzikës.
Nuk e kam thënë ndonjëherë, por me vjen inat me veten, që kur me the “Julo, a do vish të bësh nje rol te klipi im i ri?”, për këngën “Ça na ke”, të thashë “aman o Flor mos na ngatërro me këto punë” dhe ti ma ktheve direkt “e di që e ke mirë ti, as po bej fare. Po i fus një video të thjesht dhe po e mbyll”. Pishman e kam. Mbase do kishim bërë një super videoklip.
Por ti Flor nuk kishe nevojë për klipe apo për garnitura, sepse ishe i thellë në thelb dhe plot në përmbajtje. Kjo mungon sot më së shumti. Prandaj na ka marre malli për pak si ti. I perjetshëm është kujtimi yt. Të përshëndes nga këtu poshtë Flor. ?”- shkruan Juli në postim.