.

Modelja 22-vjeçare, Kristina Baki, bën publike lidhjen e dashurisë: Jam gati të martohem


Modelja e njohur, Kristina Baki, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth eksperiencës së re si aktore, pjesë e kastit të filmit “Falco”. Kristina e konsideroi të gjithën si një ëndërr fëmijërie të bërë realitet, duke pohuar se të qenit aktore i duket interesante dhe do pranonte me shumë dëshirë të interpretonte në filma të tjerë.

Për sa i përket jetës personale, modelja pranoi se është në një lidhje dashurie të bukur. Ajo madje u shpreh se ka menduar edhe për martesën, në një të ardhme jo shumë të largët. Edhe pse nuk përcaktoi një periudhë konkrete, Kristina theksoi se tashmë ndihet gati dhe i pret me shumë dëshirë ndryshime të tilla.

Ndonëse është vetëm 22 vjeçe, modelja është ndër të rrallat vajza të botës së showbizz-it, që ndjihet gati të martohet në moshë kaq të re. Një nga nuset e sfilatës së “Geraldina Sposa”, ndërkohë që ka provuar eksperienca si “Miss Universe Albania 2013”, apo “Miss World 2015” në ishujt Hanian të Kinës, është gati të martohet realisht.

Ndërkohë që ka provuar tregun azitik në botën e modës, pyetjes se kush janë stilistët për të cilët dëshiron të sfilojë, Kristina i është përgjigjur:

“Nuk është se e kam menduar të ardhmen aq shumë gjatë, sepse gjërat i bëj siç i dëshiroj dhe i mendoj në moment. Mendoj se përpos të gjithave, është më shumë çështje fati. Nëse fati do që unë të arrij sa më lart në këtë fushë, shumë mirë për mua. Por sigurisht unë do të përpiqem për më të mirën. Stilistët për të cilët do të doja të sfiloja janë: Versaçe, Elie Saab, Channel, Fendi etj.”, është shprehur ajo.