.

Qielli premton spektakël këtë fundjavë


Këtë fundjavë bëni mirë t’i mbani sytë nga qielli për të parë një “shfaqje” të jashtëzakonshme meteorësh.

Sipas shkencëtarëve këtë fundjavë do të ketë “shi” meteorësh nga kometa Leonid, të njohur për shkëlqimin e dhe ngjyrën e tyre.

Megjithatë, do të ketë më pak meteorë të dukshëm në qiell se sa në ngjarjet e mëparshme, kjo për shkak të hënës së plotë.

Nëse qielli është i qartë, ata që do ta ndjekin “spektaklin”, do të shohin rreth 14 apo 15 meteorë në orë.