.

Open, Përfaqësuesit e Qeverisë dhe Bashkise tërhiqen nga emisioni, shkak pjesëmarrja e banorëve të “Astirit”. Eni Vasili debaton ashpër me Klevis Balliun.

 

Të enjten në mbrëmje në emisionin Open u diskutua tema: “Teatri i Astirit”, qëndresa 1 vjeçare e banorëve të unazës në mbrojtje të pronave të pronave të tyre dhe përplasja e tyre me policinë ditën e martë kur u shemben 33 objekte.

Pas tërheqjes nga emisioni të përfaqësuesve të Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, në panel u ulën Jamarbër Malltezi, Andi Bushati, Klevis Balliu dhe aktivisti i shoqërisë civile Ervin Goci i cili deklaroi se në Shqipëri kanë mbaruar institucionet pasi sipas tij autoritetet publike janë të detyruar të komunikojnë me publikun.

Bushati merr duartrokitjet e banorëve të “Astirit” dhe bën apel që askush të mos bie në kurthin e kapjes pas detajeve por ta trajtojë si çështje vjedhje atë që po ndodh në unazën e re

Ma pas fjalën e morën banorët për të reguar historitë e tyre dhe peripecitë me legalizimet. Një nga banorët e “Astirit” sapo e mori fjalën tha se askush nga Qeveria dhe Bashkia nuk ka pranuar të negociojë me ta. Ai dha detaje nga përplasja me Policinë ditën e martë ndërsa pretendoi se i kanë kërkuar 30 mijë euro rrushfet për të legalizuar objektin.

Një banore e zonës, prona e të cilës është përjashtuar nga procesi i legalizimit shtroi pyetjen se përse banesa e saj nuk u legalizua ndërsa e komshiut të saj po. Mes lotëve ajo tregoi atë qe e cilësoi si tragjetia e Unazës

“Më shkatërruan, më masakruan”, me këto fjalë e nisi rrëfimin e tij një banor i unazës i cili tha se është me aftësi  të kufizuara dhe ka një fëmijë autik . Ai tha se po aq gabim sa ata që kishin ndërtuar në këtë zonë kishin edhe Qeveritë që i lejuan.

“Im bir ka bërë 7 muaj burg se ka ngritur zërin për të drejtën e tij”, kjo ishte deklarata e nje tjetër banoreje në emision Open e cila tha se pronën e ka të hipotekuar por nuk ka marrë dëmshpërblim.

Incidenti i banorëve të unazës me gazetarin e Top Channel Andi Bora u bë pjesë e debatit në studio nga Eni Vasili. Ndërhyrja e shpeshtë e Klevis Balliut bëri që drejtuesja e emisionit ta paralajmërojë ish-deputetin Demokrat se do ta nxjerrë nga studio. Në fund banorët kërkuan ndjesë ndaj gazetarit.

Gjatë ditës së enjte Klevis Balliu paralajmeroi se në mbrëmje do të publikonte një skandal të madh qeveritar. Në emisionin Open, Balliu nxorri disa dokumenta dhe akuzoi ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se ka vjedhur tokë në Maminas

Emisionin e plotë me temë: “Teatri i Astirit” mund ta ndiqni në emisionin e mëposhtëm