.

Video/ Ju shembën shtëpitë, banorët e Unazës së Re përloten në Open

 

 

Sonte emisioni Open në Top Channel  u dedikohet banorëve të Unazës së Re të cilët po tregojnë historitë e tyre.

Teksa tregonin historitë e tyrë banorët u prekën dhe u përlotën në studio.

Një zonjë tha se ka që në 2005 që ka paguar lekët për pronën që të legalizohet dhe në 2013 ajo ishte skualifikuar për çështjen elegalizimit.

“Që në 2005-2006 kemi bërë deklarimet, por as PD i bëri legalizimet”- tha zonja.

Një një zotëri tha që ka ardhur në 1993 në atë zonë.

“Të gjithë të njëjtin krim, gabim kemi bërë. Zona është populluar nga viti 1997 deri në 2005. I kam shkruar 3 letra Erion Veliaj, s’kam marrë asnjë përgjigje. Kam djalin me nevoja të veçanta dhe nga stresi ka pasur përkeqësim të shëndetit”- tha zotëria në Open.

Banorët hodhën akuza se shumë nga banorët që kanë marrë legalizimet kanë paguar para. Ata që nuk paguan para tek zyrtarët, nuk i morën legalizimet.