.

Video virale/I moshuari tenton të hidhet nga ura 70 metra e lartë, publikohet momenti i shpëtimit nga policët

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon momentin kur disa policë shpëtojnë nga vdekja një të moshuar që po përpiqej të hidhej.

Pamjet janë filmuar të dielën në urën Verrazano në Nju Jork.

Raportohet se i 79-vjeçari, që po përpiqej të vetëvritej, u pikas fillimisht nga një shofer i cili doli menjëherë nga makina për ta ndaluar.

Më pas në vendin e ngjarjes erdhi dhe policia dhe të paktën 6 oficerë bashkë me shoferin arritën që ta shpëtonin të moshuarin nga vdekja e sigurt.

Nëse do të hidhej i moshuari do të binte nga 70 metra lartësi.

Sipas mediave, shoferi që nxitoi të ndalonte të moshuarin quhet Tuli Abraham ndërsa pamjet e filmuara nga disa qytetarë të tjerë po bëjnë xhiron e rrjetit.