.

Policia greke operacion në kufi me Shqipërinë, arrestohet i shumëkërkuari shqiptar, i dënuar me 60 vite burg


Operacion i policisë greke në kufi me Shqipërinë. Sipas burimeve nga policia greke është arrestuar në fshatin Asproklisi të Igumenicës një shqiptar i shumëkërkuar, i dënuar me 60 vjet burgim.

Policia greke nuk bën publik as emrin dhe as moshën e tij por shprehet se është i dënuar nga Gjykata e Athinës për krijim grupi të strukturuar kriminal, grabitje me shumë se një herë, armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë më shumë se një herë.