.

Kishte frikë se do të mbeste në derë, gruaja me mjekër gjen më në fund dashurinë

Deri në vitin 2017, Little Bear Schwarz ishte druajtur se do të mbetej beqare gjithë jetën për shkak të mjekrës së saj.
Por, gjithçka ndryshoi kur ajo bëri një postim në Facebook rreth shqetësimeve që kishte për këtë çështje.

Postimin e saj e pa një burrë 45-vjeçar i quajtur Tobias Bradick, i cili e ftoi gruan me mjekër që të dilnin bashkë.

Tashmë pas dy viteve ata janë akoma bashkë dhe janë martuar në një ceremoni të organizuar në një vend pranë shtëpisë së Little Bear në Tacoma, Uashington.

36-vjeçarja vuan nga sindromi ovarian polycystic që në moshën 14-vjeçare, një gjendje kjo që ndikon tek fertiliteti kryesisht.Veç kësaj, sindromi shoqërohet me shtim peshe si dhe rritje të tepruar të qimeve të trupit, përfshirë këtu edhe fytyrën.
Nisur nga të gjitha këto probleme, gruaja mendonte se nuk do të gjete kurrë dikë që të shihte përtej mjekrës së saj.