.

FOTO-VIDEO/ E pazakontë, gjendet qeni me bisht në ballë

Një qen, këlysh, të cilit po i rritet një bisht i dytë në ballë, është shpëtuar nga rrugët e Misurit, në SHBA.
Sipas “Daily Mail”, qeni u morë që prej dhjetë javësh nga rruga, në një operacion shpëtimi i specializuar për t’i ardhur në ndihmë qenve me nevoja të veçanta.
“Ai është fjalë për fjalë gjëja më magjike që kemi parë ndonjë herë dhe jam kaq e lumtur që e shpëtuam”, tha Rochelle Steffen, themeluesja e qendrës.

Sipas saj, bishti në ballin e qenushit mund të shpjegohet me faktin se ai mund të ketë pasur një binjak siamez, i cili nuk u zhvillua.