.

I ati humbi jetën, aktorja e njohur bën deklaratën shokuese:Me të më bashkonte droga, të dy kishim…

Aktorja e famshme, Jamie Lee Curtis, ka bërë një deklaratë tronditëse për “Vanity Fair” tashmë që babai i saj, Tony, nuk jeton më.60 vjeçarja ka rrëfyer se ishte droga ajo që e lidhte me të atin e saj, e madje ka patur raste që e kanë konsumuar edhe bashkë.

“Unë jam e varur nga droga, gjithmonë kam qenë. E dija që në fillim që diçka më bashkonte me babain dhe ajo ishte droga. Kishim të dy të njëjtin problem. Ka pasur raste që e kemi konsumuar edhe bashkë kokainën”, ka thënë aktorja e njohur e filmave amerikanë, sidomos e atyre komedi.

Gjatë kësaj interviste, Jamie ka treguar se edhe një nga vëllezërit e saj është ndarë nga jeta shumë i ri, 21 vjeç nga mbidoza.