.

A do ta mbyllë mandatin e presidentit? Meta: Do të jem në krye të shtetit shqiptar deri…

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një prononcim për mediat ka folur në lidhje me zgjedhjen në KED të dy anëtarëve më të rinj.

Ai ndër të tjera u pyet nëse do ta mbyllte mandatin e presidentit, ashtu siç parashikohet në ligj apo pret që të ikë më herët nga institucioni i Presidentit. Meta deklaroi se do të jetë në krye të shtetit shqiptar deri më datë 24 korrik 2022, ashtu siç e parashikon Kushtetuta dhe kur mbaron mandati i tij.

“Nuk ka asnjë korrik, deri më 24 korrik 2022 do jem president. Pa asnjë mëdyshje. Nuk ka asnjë përplasje të presidentit me askënd. Ka një vullnet të presidentit zyrtar, të përhershëm për të bashkëpunuar me KED . Duhet të ketë bashkëpunim dhe presidenti është ai që kërkon bashkëpunim”, tha Meta.