.

Punonjësi vdiq nga stresi në punë, gjykata fundos kompaninë


Angazhimi në punë si dhe stresi që akumulon mund të jetë vdekjeprurës.

Gjykata e Shkallës së Parë në Athinë i kërkoi dëmshpërblim një kompanie pas rastit të vdekjes së një 52 vjeçari nga një arrest kardiak ku shkak mendohet të jetë një aksident në punë.

Gjykata i kërkoi kompanisë të paguajë një shifër prej 160,000 eurosh si dëmshpërblim familjarëve të tij, bashkëshortes dhe djalit.

52 vjeçari punonte si një shpërndarës në një kompani ku në 2011 ai pësoi arrestin kardiak, dyshohet si pasojë e mbingarkeses ne pune dhe stresit.