.

“Open” udhëtoi në Barzago të Italisë. Intervista ekskluzive me djalin e vogël Alvin Berisha, babanë e tij, Afrimin, por edhe me vetë gazetarët e “Le Ienne”.

Historia e vogelushit Alvin kishte një fund të lumtur por tani shtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë me fëmijët Shqiptarë që ndodhen në Siri sëbashku me nënat e tyre. Për të diskutuar mbi këtë temë të ftuar në studio ishin teologu Elvis Naçi, studiuesi Kreshnik Osmani, gazetarët Alban Dudushi dhe Fatjona Medini si dhe Zv/ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari.

Emisioni nisi me intervista dhe dëshmi ekskluzive të banorëve të Berzagos, Qytezës Italiane ku Alvin u rrit dhe ku të gjithë banorët shprehen të emocionuar për fundin e lumtur të vogëlushit.

Eni Vasili intervistoi gazetarin e Le Iene Luigi Pelazza i cili deklaron i emocionuar se Alvin është një kampion edhe i Italianëve. Pelazza flet rolin dhe meriatat e atyre që e nxorrën Alvin nga Al Hol.

“Historia e Alvin është një nga ato histori që të mbeten si tatuazh në trup”, kështu e përshkruan gazetari i Le Iene Osvaldo Verri historinë e Alvin Berishës, ndërsa flet me gazetaren Eni Vasili për momentet emocionuese të takimit babë e bir në Al Hol.

Përlotja e tij në Open, përloti të gjithë Shqiptarët por Taulant Kopliku, gazetar i Le Iene, nuk i shmang dot emocionet edhe tani që Alvin u kthye në shtëpi. Ai thotë se vogëlushin e ndjen si pjesë të familjes.

Babai i Alvinit tregon bisedat me të birin pas kthimit nga Siria. Ai thotë se vogëlushi ka plagë të tjera në trup por nuk i tregon. Edhe Gjyshi flet për takimin me nipin e tij

Padyshim që momenti më emocionues ishte takimi i gazetares Eni Vasili me Alvin Berishën. Vogëlushi që vetem qesh, kishte filluar të luante me lojra elektronike. Gjithsesi psikologët i kishin këshilluar prindërit e tij që Alvin nuk duhej ngacmuar për të shkuarën, deri në momentet që do vendoste vetë të fliste.

Historia e Alvin Berishës kishte fund të lumtur. Tani shtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë me fëmijët e tjerë Shqiptarë që ndodhen në Siri bashkë me nënat e tyre? Kjo gjyshe nga Pogradeci kërkon që 5 nipërit dhe mbesat e saj të mitur shteti tja kthejë në atdhe.

Gazetarja Fatjona Medini i bëri thirrje Qeverisë Shqiptare që të rekuperojë kohën e humbur dhe të ndërhyjë sa më parë për të shpëtuar fëmijët dhe gratë Shqiptare ne Siri pasi sipas saj, “nesër” mund të jetë vonë.

Emisioni e plotë me temë: “Alvin kthehet në shtëpi” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

Sinkron