.

Lënia e duhanit/ Alternativat pa tym që vijnë në ndihmë


Të gjithë e kemi pyetur veten se pse duhanpirësit nuk heqin dorë lehtë nga duhani, ndonëse janë të ndërgjegjshëm që ky zakon nuk është i mirë për shëndetin e tyre.

Të gjitha kërkimet online mbi këtë temë të drejtojnë në këto tre përgjigje:

• Varësia nga nikotina

• Zakoni i duhanpirjes

• Lidhja emocionale që krijohet me duhanpirjen

Sipas një vëzhgimi të bërë nga Qendra Klinike e Varësisë prej Nikotinës, në 25 vitet e fundit, në 100 persona vetëm 3-5 prej tyre heqin dorë tërësisht nga duhani, ndërsa për 95 të tjerët kjo përpjekje nuk është e suksesshme, pasi nuk e lënë dot duhanin.

Studiues dhe shkencëtarë në mbarë botën bien dakord në faktin se vazhdimi i duhanpirjes nuk është një zgjedhje e shëndetshme për shumë arsye. Ndaj sugjerohet që nëse ky zakon nuk braktiset dot tërësisht, e mira është që duhanpirësit të njihen me alternativat pa tym më pak të dëmshme.

Ekspertët e fushës pranojnë se heqja dorë nga zakoni i duhanpirjes është një përvojë shumë personale, dhe deri më tani nuk janë zbuluar formula që funksionojnë njësoj për të gjithë.

Shumë njerëz që e lënë duhanin e bëjnë këtë pa ndihmë profesionale, vetë ose me mbështetjen e familjes dhe miqve të tyre. Të tjerë ja dalin me mbështetje profesionale, të tilla si këshillimi me mjek të specializuar dhe psikologë.

Gjithashtu ekspertët pajtohen me faktin se nikotina nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me pirjen e duhanit, por faktor është tymi që gjenerohet nga djegia. Nikotina gjendet në sasi të vogla edhe në bimë të tjera, si dhe është e pranishme në të gjitha produktet e duhanit të të gjitha formave të tij.

Pothuajse të gjithë dëgjojmë që është mirë që duhani të lihet sa më shpejt por nga ana tjetër, nëse nuk mundemi ta lëmë, është mirë që edhe të informohemi mbi ekzistencën e produkteve më pak të dëmshme.
Cilat janë alternativat e duhanit që shmangin tymin dhe dëmet e tij?

Ekzistojnë pajisje që ngrohin duhanin dhe në këtë kategori IQOS, i prodhuar nga Philip Morris është pajisja më e njohur. Këto pajisje në një temperature të caktuar, shume herë më të ulët se ajo e djegies, ngroh fije të posaçme duhani duke lëshuar një avull që përmban nikotinë.

Gjithashtu alternativë tjetër e njohur është dhe përdorimi i cigareve elektronike, të cilat ngrohin nikotinën e lëngshme që gjendet në kapsula, dhe më pas gjeneron avull me nikotinë. Kjo alternativë është stigmatizuar muajt e fundit në SH.B.A., për shkak të manipulimit personal të duhanpirësve të kësaj alternative, duke u përpjekur të bënin vetëpërzierje me lëngje të paçertifikuara dhe jo të përshtatshme për përdorim, në cigaret e tyre elektronike. Nëse kjo alternativë blihet në vende të autorizuara, origjinë të çertifikuar dhe përdoret sipas instruksioneve, mbetet një ndër alternativat me risk të reduktuar krahasuar me cigaret me djegie.

Duke mos djegur duhanin, këto alternativa nuk krijojnë tym dhe aerosolet e tyre përmbajnë 90% më pak kimikate të dëmshme në krahasim me tymin e cigares.

Gjithsesi duhet pranuar se këto produkte nuk janë tërësisht të padëmshme, pasi ato përmbajnë nikotinë, e cila krijon varësi, por nikotina nuk është shkaktare e sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen, të cilat vijnë si pasojë e tymit që gjenerohet nga djegia.