.

‘Falco’ së shpejti në kinema, Bes Kallaku publikon datën e filmit të shumëpritur

Prej disa kohësh aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, lajmëroi publikimin e filmit të tij të parë, “Falco”.

Ditën e sotme ai ka zbuluar për të gjithë se biletat e filmit kishin dalë në shitje, për transmetimin e tij në datën 20 nëntor.Besi ka kohë që po punon për këtë film dhe të shumtë janë ata që mezi po presin ta shohin.

Me një kast aktorësh shumë të dashur nga publiku dhe me skena komike, pritet që ky film të jetë një sukses i vërtetë.