.

“Qetësohu”/ Plas debati mes zv-ministrit të Brendshëm dhe gazetares

 

Pati përsëri edhe debate të forta në Open në Top Channel mes gazetares Fatjona Medini dhe zv-ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari.

Debati nisi kur një zonja Shuli nga Pogradeci i bëri thirrje zv-ministrit të kthejë nipërit dhe mbesat që ka në Siri. Zonja tha se u ka dërguar letra qeverisë dhe nuk ka marrë përgjigje.

Kjo nuk është e vërtetë. Mos bëni interpretime të ndryshme dhe të gabuara- tha zv-ministri.

Mos i tregoni ngjarjet sikur po krijoni fakte të reja- ndërhyri gazetarja Medini.

Qetësohuni- iu kundërpërgjigj sërish zv-ministri Lamallari.

Ju duhet të bëni punë. Keni të gjithë vendet që kanë nisur operacionet përpara Shqipërië- iu kundërpërgjigj  sërish Medini, Lamallarit.