.

“Kam qenë e rrezikshme”/ Aktorja e humorit flet për dashurinë e parë

 

Aktorja e humorit Renada Caci ka rrëfyer së fundmi takimin me atë çka e konsideron si dashurinë e parë të jetës së saj. E ftuar në “E Diell”, Renada refuzoi fillimisht të fliste për jetën private, ndonëse më pas u dorëzua nga këmbëngulja e gazetarit Ervin Kurti.

“Dashuria e parë që më ka rrahur zemra fort, ka qenë jashtë shkollës së mesme. Kam qenë pak më e vogël, kam qenë më e rrezikshme ore…Ditën e parë të takimit kam pirë birrë. Unë e kisha shumë qejf e s’doja t’ia prishja. Rrija si e turpshme, se mendoja që ishte i pari dhe i fundit në jetën time”-tregoi Renada Caci.