.

Sulm terrorist ushtarëve italianë në Irak, 5 të plagosur

Ministria italiane e Mbrojtjes informon se trupat ushtarake italiane në Irak kanë rënë pre e një atentati me bombë artizanale, në Palkana në jug të Erbil. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm e 5 ushtarakë italiane kanë mbetur të plagosur, 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Bomba është aktivizuar në momentin e kalimit të trupave speciale ushtarake italiane të cilët janë pjesë e aktivitetit përgatitor e stërvitor në ndihmë të trupave ushtarake irakene të impenjuara në luftën kudër ISIS.

Autoritetet italiane informojnë se 5 ushtarët e plagosur janë evakuuar nga zona e shpërthimit e janë transportuar në spitalin ushtarak në Bagdad, me helikopterë të forcave të armatosura amerikane. Autoritetet me të larta të shtetit italian, Presidenti Mattarela, kryeminstri Conte , ministri i Mbrojtjes Guerini po ndjekin me mjaft preokupimi situatën e u janë pranë familjeve të ushtarëve të plagosur.

Ambasadori italian në Bagdad. Bruno Antonio Pasquino. informon se asnjë nga 5 italianët e plagosur nuk është në rrezik për jetën./