.

Çadrat me vete! Ja si do të jetë moti këtë javë


Çadrat me vete! Moti këtë javë do të jetë i shoqëruar me reshje lokale shiu dhe me alternime vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.

Edhe këtë javë do të kemi vazhdimësi të reshjeve të shiut, dhe ende nuk dihet se kur do të shohim diellin.

Ditën e hënë nuk do të ketë reshje shiu, ajo do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat, ndërsa ditën e martë do të ketë ndryshime.

Nga e marta, vendi do të pushtohet nga reshjet e dendura të shiut, megjithatë vihet re një rritje e lehtë e temperaturave.

Temperaturat do të shkojnë deri në 23 gradë.