.

8 aplikacione të rrezikshme për telefonin tuaj që duhet t’i fshini sa më parë


Bota e smartfonëve sa na e ka lehtësuar jetesën, po aq e ka bërë më të lehtë për “hajdutët” që të vjedhin të dhënat tona personale dhe shumë më tepër.

Më poshtë keni një fotogaleri me 8 tipe aplikacionesh që jo vetëm që nuk ju nevojiten, por janë edhe të rrezikshëm për ju.

1 – Lojërat falas. Në botën e sotme nuk ka asgjë falas. Përveçse do ju rëndojnë telefonin, ekziston mundësia tju vjedhin të dhëna.

2- Aplikacionet që i zgjasin jetën bateritë, apo e karikojnë më shpejt telefonin… Asgjë nuk do ju ndihmojë, gjithçka bëhet për t’ju marrë të dhënat, ose për të nxjerrë reklama pa fund që ua konsumojnë më tepër baterinë. Ajo çfarë bëjnë këto aplikacione janë mbyllja e aplikacioneve që nuk po përdoren… Kaq mund ta bëni edhe pa to.


3 – Aplikacione për të hakuar Wi-Fi: Po, është e mundur që wirlesi të hakohet, por gjithnjë kompanitë mundohen të rrisin sigurinë, kështu që para se të shkarkonin një aplikacion të tillë, mendojeni dy herë: Pasi, e para edhe kompanitë e modemëve i kanë marrë masat për të dhe e dyta, mund të jetë një mënyrë mjaft e mirë për të hakuar wirlesin në shtëpinë tuaj, e për rrjedhojë çdo aparaturë të lidhur me të.

4 – Aplikacioonet që hapni muzikën të krijuar nga kompani të panjohura. E para mund të përdorni atë që ka telefoni juaj. E dyta ajo bën të njëjtën gjë, thjesht mbishkruan të dhënat në telefonin tuaj për të marrë këto komanda.

5 – Zbuluesit e lokacioneve. Aplikacione shumë të rëëndësishme për të udhëtuar, por ju harxhojnë së tepërmi baterinë kështu që bëni kujdes me përdorimin e tyre.

6- Aplikacione me probleme privatësia. Bëni shumë kujdes me aplikacionet që instaloni shumë prej tyre, kryesisht ato të rrjeteve sociale, kërkojnë që të kenë akses në çdo detaj të telefonit. Se pari teksa punojnë në (background) ju harxhojnë bateri, por edhe ju marrin të dhëna kështu mendojeni dy herë para se t’u jepni disa aksese.

7- Browserat që vijnë të[ instaluar bashkë me telefonat. Bëni mirë të mos i përdorni ata dhe të shkarkoni aplikacione të tjerë. Kjo sepse ata janë të lidhur me sigurinë e lefonit dhe nuk u është instaluar asnjë antivirus për në rrjet, ndryshe nga aplikacionet e tjera, çka mund të sjellë shkarkimin e viruseve.

8- Le të jemi të sinqertë, në teelfonat mund të gjendet aplikacione pafund që nuk i përdorim. Përveçse ngarkojnë telefonin nuk na shërbejnë për asgjë, kështu që më mirë fshijini.