.

Shpërthim me tritol në një banesë në Dibër, një vit më parë u vra djali

Shpërthim me tritol në një banesë në Maqellarë. Sipas informacioneve të para shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiqi. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm rrethues të banesës.

Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur dhe policia po kryen veprimet hetimore dhe procedurale. Mësohet se para një viti Gazmir Kosiçit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiqi.

32-vjeçari Elsi Kosiqi, babai i tre fëmijë u ekzekutua në 20 mars të vitit të kaluar në derë të shtëpisë në Maqellarë të Dibrës ku u qëllua nga afër me tre plumba pistolete.

Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Kosiqi, ndërkohë më herët kishte qëndruar në Itali dhe kishte ndërtuar një hotel pranë llixhave të Dibrës. Për vrasjen policia arrestoi 24-vjeçarin Mahmut Gega.