.

Polici që arrestoi djalin e El Çapos vritet me 150 plumba (VIDEO)

 

Një polic meksikan, pjesëtar i forcave elitare dhe që ndihmoi me arrestimin e djalit të El Çapos, është vrare te parkingu i një qendre tregtare në Meksikë. Gjithçka zgjati rreth 30 sekonda dhe sipas Daily Mail, autorët qëlluan të paktën 150 plumba mbi makinën e bardhë.

Autoritetet thanë se oficeri i vdekur quhet Eduardo ‘N’, 32 vjeç. Ai ishte pjesë e grupit policor që ndihmoi me arrestimin e Ovidio Guzman, djalit të El Çapos, muajin e shkuar.