.

Lulzim Basha zyrtarisht i pandehur, (dokumenti i plotë i Prokurorisë) ja akuzat që rëndojnë mbi kryedemokratin.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për kontratën 675 mijë dollarë të Partisë Demokratike me kompaninë offshore Biniata Trade dhe në fund ka vendosur që Kryeopozitari Lulzim Basha të shkojë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur.

Në shkresën e Prokurorisë të cilën e disponon Hapur.al , Lulzim Basha akuzohet për “falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, ndërkohë që akuza për “pastrim parash” ka rënë.

Të njëjtat akuza si për Lulzim Bashën, prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha kanë ngritur edhe ndaj Arben Ristanit e Ilir Dervishit.

Tashmë kjo çështje shkon për gjykim në Gjykatën e Tiranës ndërkohë që mësohet se për të zbuluar mekanizmin e operacionit të lobimit në SHBA dhe të gjitha veprimet e kryera, për prokurorët ka patur një rëndësi të posaçme dëshmia e Gazment Bardhit aktualisht sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Për momentin mbetet e paqartë nëse prokurorët e kësaj çështje kanë mundur të sigurojnë edhe dëshminë e lobistit, Nikola Muzin, pasi dëshmia  e tij është thelbësore, për të patur një panoramë të plotë të ngjarjeve .