.

“Dosjet e Prokurorit” fusin në sherr Salianjin, Qefalinë dhe Spahiun. Analistët dhe gazetarët e kronikës flasin për pistat e reja të hetimit të atentatit ndaj Prokurorit. Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Open.

Të Enjten në mbrëmje emisioni Open u karakterizua nga debate të forta mes përfaqësuesve politikë Ervin Salianji, Xhemal Qefalia dhe Kreshnik Spahiu,nga analizat e Carlo Bolinos dhe Enton Abilekajt si dhe nga detajet të reja të zbuluara nga gazetarët Flamur Vezaj, Armand Bajrami dhe Muhamed Veliu për ngjarjen e rëndë e cila ditën e enjte shënoi edhe viktimën e pare pasi Andi Maloku, shofer i Prokurorit Ndoj ndërroj jetë në spitalin e traumës.

Kreshnik Spahiu sapo mori fjalën nxiti debat në Open pasi deklaroi se atentati është kryer nga subjekte të dosjeve të Prokurorit Ndoj.

Gazetari Flamur Vezaj bëri disa deklarata të forta, një ndër to ishte analogjia që bëri me rastin e “Vollgës”. Ai tha se kriminelët i janë turrur pronave të gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi në Gjirin e Lalzit.

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji deklaroi se Institucioni me i lartë që një një qytetar mund t’i drejtohet kur ka një hall është ekzekutivi, pra Kryeministri, ndërkohë që vetë Kryeministri sipas tij i ankohet qytetarëve. Por Deputeti i PS Xhemal Qefalia e ironizoi duke i thënë se Opozita ka 6 muaj që ka dalë nga Parlamenti dhe e ka humbur fillin.

Çfarë është “kçk” (kap çfarë të kapësh)? Salianji dhe Qefalia debatuan ashpër në Open.

A i fut Kryeministri në burg shkelësit e ligjit? Salianji kërcënoi duke deklaruar se të gjithë llumin Partia Demokratike, kur të vijë në pushtet do ta fusi në burg.

Jo vetëm politikanët, por lidhjet e politikës me krimin futën në debat edhe gazetarët Carlo Bolino dhe Flamur Vezaj

Kreshnik Spahiu “thumboi” keq Salianjin për vilën e re të Bashës dhe Qefalinë për banditët në rradhët e të majtës.

Emisionin e plotë e mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.