.

Do befasoheni! Zbulohen dy përbërësit që i kthejnë rrobat si të reja

Rrobave të bardha hidhini aspirinë.Edhe me lavatriçet më moderne është shumë e vështirë që rrobat e bardha t’i mbani borë të bardha. Shpesh ato marrin zverdhje në zonën e sqetullave.
Për fat të mirë ekziston një zgjidhje dhe ajo çka ju duhet është vetëm 5 pilula aspirina.
Vendosini tabletat në një tas të madh ose në një legen me ujë të vakët dhe lërini të shpërndahen. Përzieni ujin me aspirinën derisa të treten plotësisht. Për tu siguruar që tabletat të shpërndahen më shpejt, gjithashtu mund t’i ndani në disa pjesë para se t’i hidhni në ujë. Më pas vendosni rrobat e bardha, të venitura, ose të zverdhura dhe lërini për tetë orë rresht. Mund t’i vendosni aspirinat edhe në lavatriçe, por në legen do të merrni rezultate më të mira. Pasi t’i lini rrobat për 8 orë, duhet t’i lani në lavartiçe, në kushte normale.

Dëshironi të mësoni se si të ruani ngjyrën e rrobave të errëta dhe me ngjyra?

Rrobave me ngjyrë hidhini piper

Ndodh shumë shpesh që blini një veshje perfekte dhe pas një muaji përdorimi ngjyra e saj fillon të zbehet. Për fat të mirë ka një zgjidhje dhe për këtë ju nevojitet vetëm pak piper i zi.

Vendosini rrobat që kanë humbur ngjyrën në lavatriçe dhe aplikoni detergjentin që përdorni gjithmonë për t’i larë ato. Pastaj shtoni një lugë çaji piper të zi. Lajini rrobat në lavatriçe me ujë të ftohtë.

Pasi të mbarojë procesi i larjes do të shihni që ngjyrat e rrobave do të jenë të njëjta me kohën kur i keni blerë.

Mbetjet e detergjentit i bëjnë rrobat tuaja të zbehta dhe rrjedhimisht ato humbasin më shpejt ngjyrën e tyre intensive. Falë piperit, mbetjet e detergjentit nuk do të ngjiten më në rroba. Në këtë mënyrë rrobat nuk do të humbasin ngjyrën.