.

Basha i pandehur nga Prokuroria/Ristani: Akuzë politike


Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani thotë se akuza me të cilën ai është marrë i pandehur është një akuzë politike. Sipas tij, kjo i përgjigjet nevojave të momentit të qeverisë, ndërsa thekson se nuk ka lidhje me këtë çështje.

“Jam jashtë kësaj çështje. Megjithatë nga mënyra si është ndërtuar akuza mund t’ju them se jo vetëm për mua, por edhe për Bashën Është akuzë e pabazuar në prova të qarta juridike dhe kam bindjen e plotë që është një akuza e montuar politikisht që i përgjigjet nevojave të momentit që ka mazhoranca”, u shpreh ai.

Ristani e konsideron çmenduri të prokurorëve, pasi ai pretendon se nuk ka firmosur dhe as ka vulosur asnjë dokument.

“Do më duhet që të mbrohem para gjykatës që do bëjë gjykimin paraprak. Shpresoj shumë që kjo çmendinë që ka kapur prokurorët nuk do ndikojë tek gjyqësori. Nuk mund të akuzohet për falsifikim një person që nuk ka hartuar një asnjë dokument”.

Për Prokurorët, Ristani paralajmëroi kallëzim penal

“Këta prokurorë që kanë bërë një gjë të tillë, për shkak edhe të faktit që janë në kushtet e vettingut më duhet që për aftësitë e tyre profesionale më duhet ti vë në dijeni për këtë që ka ndodhur dhe në varësi të gjykimit, pasi të provohet që është kështu siç them unë sigurisht do t’i kallëzoj edhe penalisht”.