.

Video/ Spahiu deputetit të PS-së: Si ka mundësi që pas çdo krimi fshihet një nip deputeti i PS?

Debatet e forta vazhdojnë në Open në Top Channel. Kësaj here debate ishte mes Kreshnik Spahiut dhe deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

Si ka mundësi që në çdo krim del nipi, kushëriri i ndonjë zyrtari të Partië Socialiste? A nuk ka e gjithë kjo PS njerëz të pastër?- e pyeti Spahiu deputetin.

Kjo nuk është e vërtetë. Partia Socialiste ka ndërtuar siguri në vend dhe po lufton më shumë se asnjëherë ndaj krimit. Ju keni qenë këtu atëherë, në kohën kur ishin këto në pushtet nuk është arrestuar asnjë kriminel- tha Qefalia.