.

“Nga ferri në parajsë”: Ndryshimi dramatik i 25-vjeçares nga përdorimi i drogës, që e çoi drejt vetëvrasjes(Foto)

Jamee Valet është një histori frymëzimi, për ata që krijojnë varësi nga droga.25-vjeçarja amerikane i kaloi të gjitha, duke parë edhe vdekjen me sy.

Gjithçka nisi me disa cigare, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe, për të kaluar më pas tek hashashi, heronina dhe drogëra të tjera të forta.

Ajo e nisi drogën kur ishte vetëm 15 vjeç, dhe për vite me radhë e kaloi jetën duke vjedhur, shitur trupin e madje edhe përdhunuar shumë herë, për të blerë drogë.

Në moshën 19-vjeçare ajo përfundoi edhe në burg dhe nga dhimbjet e mëdha që nuk mund të merrte drogë, ajo vari veten.

Shoqja e dhomës, e cila u kthye para kohe, e shpëtoi, edhe pse Jamee për pak vdiq, pasi për dy ditë qendroi në koma.

Ajo u lidh me një tjetër person i varur nga droga dhe nëna e këtij të fundit ndikoi që të shpëtonte, pasi i dërgoi në një qendër rehabilitimi.

Prej dy vitesh tashmë ajo nuk merr më drogë dhe ka arritur madje edhe të diplomohet.Jame ka postuar disa foto dhe historinë e saj, për të treguar se të gjithë mund të shpëtojnë, sado që keq mund të jetë situata.(TemA)