.

Video/ E pyeti për vilat e Lulzim Bashës, Spahiu debat me Salianjin në Open

 

Kreshnik Spahiu bëri debat të fortë me Ervin Salianji në Open në Top Channel.

Spahiu e pyeti për pallatet në Vlorë dhe vilën që ka marrë në Lundër Lulzim Basha. Ervin Salianji këtë e konsideroi këtë një propagandë.

Kjo është një propagandë. Pallate s’ka askund. Bandat janë tani. Ke qenë në KLP e di që atëherë ka qenë e vështirë.- tha Salianji.

Unë dhashë dorëheqjen sepse u përplasa me partinë dhe pushtetin tuaj- tha Spahiu.

Nëse ka diçka që Partia Demokratike ka bërë gabim është se ka vendos në pushtet njerëz të paaftë si ju, dhe për këtë unë që kam hyrë në parlament kam turp- iu kundërpërgjigj Salianji.