.

Bolino në Open: Bandat nuk kanë ngjyra partiake

 

Gazetari Carlo Bolino bëri një apel për të gjitha mediat në Open në Top Channel.

“Media rrezikon të bëhet palë me bandat duke mbrojtur njërën dhe duke akuzuar tjetrën. Krimi nuk ka ngjyrë. Krimi ka synim të vetëm pushtein dhe paranë”- tha Bolino.

Bolino vazhdoi apelin duke thënë se mediat duhe ti bien të gjithë bandave pa dallime.

Ky apel erdhi pasi në studio u tregua që bandat dhe personat me precendet kriminal bashkëpunojnë me partitë dhe politikanët duke qëndruar gjithmonë në pushtet.