.

Pas Marios, Kim Kardashian zgjedh një tjetër shqiptare për t’u kujdesur për bukurinë e saj (FOTO)

Mesa duket ylli televiziv, Kim Kardashian, ka një dobësi për shqiptarët. Pas grimierit të njohur, Mario, i cili kujdeset për të prej shumë vitesh, tashmë edhe një tjetër shqiptare merret për bukurinë e saj.

Ajo është Toska Husted dhe një qendër estetike shumë të famshme në Karolinën e Veriut. Ylli i familjes Kardashian-Jenner ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet në këtë qendër estetike dhe zonja në fjalë është pikërisht shqiptarja.
Ndërkohë përveç Kim, në klinikën e Toskës shkojnë edhe personazhe të tjerë të njohur si, Kris Jenner, Jennifer Aniston, Rita Ora e shumë të tjerë.

Duke qenë se qendra e saj ofron shërbime të veçanta estetike, revistat më prestigjioze e kanë bërë pjesë të shkrimeve të tyre.

Toska Husted është një nder shembujt e shumtë shqiptarë që arrijnë sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjitha falë punë së palodhur.