.

Vetingu në polici, zbardhen 47 emrat e tjerë që do t’i nënshtrohen procesit

Policia e Shtetit ka publikuar një listë tjetër me emrat që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Lista përmban 47 punonjës policie, pjesë e të cilës janë edhe komisarë dhe drejtues të parë. Kjo listë është e dyta që publikon Policia e Shtetit, pas asaj me 45 zyrtarë që u bë publike më herët.

Të gjithë këta emra do të dalin përpara trupës që po realizon procesin e vetingut në radhët e policisë për të dhënë llogari për pasurinë e tyre, integritetin e figurës dhe profesionalizmin.