.

Mamaja e CR7 në sulm: Mafia ka dëmtuar tim bir, do kishte më shumë “Topa të Artë”


Gjatë një eventi në Madeira, ku përkutohej datëlindja e 106-të e Madeira Union, nëna Dolores mbron Kristiano Ronaldon dhe flet ashpër kundër botës së futbollit. “Ka një mafia në futboll dhe kjo është fjala më e saktë për ta përcaktuar. Nëse nuk do të ishte, im bir do të kishte fituar më shumë “Topa të Artë”. Nëse do të ishte spanjoll ose anglez, nuk do të ishin sjellë kkështu me të,” thotë zonja Aveiro.

Janë fjalë shumë të rënda këto që thotë mama Dolores, sipas së cilës i biri ka paguar gjatë karrierës faktin se ishte portugez. “Nëse shkoni e shikoni çdo gjë që ka ndodhur, do e kuptoni se në mes është mafia”, janë fjalët thënë për mediat lokale. Ndaj për të nuk ka asnjë dyshim se kush duhet ta fitojë “Topin e Artë” 2019. “Nuk e di, kam besim. Mendoj se e meriton duke parë se çfarë ka bërë gjatë sezonit”.